75 Mall Live Search
08:51 / E Martë, 27 Prill 2021 / AR

Podujevë/ Lëndohet duke prerë dru në mal, vdes më pas në QKUK

Dje gjatë ditës në fshatin Terrnovicë të Podujevës është lënduar një person derisa ishte duke prerë dru në mal.

I njëjti është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur, shkruan Indeksonline.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës njofton se ka nisur hetimet

“Fsh. Terrnovicë e Epërme, Podujevë 26.04.2021 – 06:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke prerë dru në mal, është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.