Podujevë: Policia ndalon një kamion të ngarkuar me drunj, nuk kishte dokumentacion
Njësitet policore kanë ndaluar një kamion në Podujevë, të ngarkuar me drunj teknikë.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin Shajkovc, raporton IndeksOnline.
Sipas policisë, i dyshuari, drejtues i kamionit me targa vendore, nuk kishte dokumentacion përcjellës për drunjtë.
“Sasia drunore është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, deklaron policia.
Rasti është iniciuar si “Transport i kundërligjshëm i drunjve”./IndeksOnline/

