Podujevë/ Qytetarët në radhë për të votuar

Qendra e votimit në shkollën “Aleksander Xhuvani” në Podujevë është hapur me kohë dhe procesi i votimit është duke rrjedhur normalisht.
Ekipi i IndeksOnline ndodhet në këtë qendër votimi dhe po përcjell nga afër procesin.
Pavarësisht motit të ftohë, qytetarët në këtë qendër votimi po presin në radhë për të kryer të drejtën e tyre, të votimit./IndeksOnline/