11:03 / E Martë, 22 Qershor 2021 / AR

Podujevë/ Shtetasit të Shqipërisë ia vjedhin targat e Kosovës dhe letërnjoftimin

Gjatë ditës së djeshme një shtetas i Shqipërisë ka raportuar se i janë vjedhur targat e veturës të lëshuara nga Kosova si dhe letërnjoftimi i Shqipërisë.

Rasti ka ndodhur në Podujevë, njofton Policia në raportin 24 orësh.

Po ashtu, ankuesi ka deklaruar se vjedhja u krye në veturën e tij.

“Podujevë, 21.06.2021-07:00-19:30. Ankuesi mashkull shtetas i Shqipërisë ka raportuar se nga vetura e tij janë vjedhur targa e Republikës së Kosovës si dhe letërnjoftimi i lëshuar nga Republika e Shqipërisë”, thuhet në njoftim./Indeksonline/