75 Mall Live Search
08:57 / E Diele, 24 Tetor 2021 / MSH

Podujevë, therje me thikë në hyrje të shkollës

Gjatë ditës se djeshme, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka pranuar raportimin se në hyrje të një shkolle në Podujevë, një nxënës, pas një mosmarrëveshje, ka therur me thikë një tjetër nxënës.

Siç njofton Policia, ngjarja ka ndodhur në oren 13:40, ndërsa viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

I dyshuari gjendet në arrati, teksa në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë.

“Raportohet se në hyrje të shkollës, i dyshuari mashkull kosovar (nxënës), pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar (nxënës). Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e Policisë.