Podujevë, vdes njëra prej të lënduarve në aksidentin e mbrëmshëm në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Podujevë ka ndodhur në aksident trafiku, ku si pasojë katër persona kanë pranuar tretmanë mjekësor pas lëndimeve që kanë marrë.
Ndërsa, pas mesnate njëra prej të lënduarve ka ndërruar jetë në QKUK.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Dumnicë, Podujevë, rreth orës 19:30.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Rreth orës 01:30 e datës 07.07.2023 në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë viktima femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell IndeksOnline.