10:32 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Podujevë: Vëllai lajmëron Policinë pasi sheh motrën në oborr me armë në dorë

Ankuesi mashkull ka njoftuar se motra e tij e dyshuara femër, është parë në oborrin e shtëpisë  së tij me një armë –revole në dorë në Podujevë.

Patrulla policore ka ndaluar të dyshuarën dhe gjatë verifikimit dhe kontrollimit në trup i është gjetur dhe konfiskuar arma-revole e llojit “Beretta”  me katër (4) fishekë kal.7.65 mm.

E dyshuara pas shoqërimit dhe intervistimit në Polici me vendimin e prokurorit, lirohet  në procedurë të rregullt./Indeksonline/