Podujevë: Zbresin nga motoçikleta dhe shkrepin 16 plumba në drejtim të shtëpisë

Një person raportuar se dy të dyshuar deri më tani të panjohur, në afërsi të shtëpisë së tij në Podujevë, kanë zbritur nga një motoçikletë dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim shtëpisë.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 16 gëzhoja dhe 2 predha, shkruan IndeksOnline.
Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar dyert e shtëpisë së ankuesit dhe një veturë me targa vendore.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës./IndeksOnline/