09:43 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / OSH

Poezia e fundit që Jakup Krasniqi e postoi në Facebook: Pak drejtësi, aq më pak njerëzi, kur na udhëheqë ndonjë shpirtzi

Jakup Krasniqi një ditë më parë kishte postuar një poezi në Facebook.

Një ditë para bastistjes së shtëpisë së tij, Krasniqi kishte titulluar poezinë “Pak drejtësi o njerëz”.

Ndër të tjera në vargjet e tij, Krasniqi shkruan se me pak drejtësi, ka pak njerëzi, kur na udhëheqë nga lart ndonjë shpirtzi.

Poezia e plotë:

PAK DREJTËSI, O NJERËZI

Pak drejtësi kemi aq më pak njerëzi
Kur lart na udhëheq ndonjë shpirtzi!

Ju përgjërohem thellë o miqtë e mi
Në këtë kohë të rëndë me pandemi!

Janë ca tipa të vegjël po dhe axhaminj
Ama drejtësinë ç’e bëjnë si pazarxhinj

Nuk lënë gjë pa bërë veç për një pronë
Kot i ndalon tani është bërë goxha vonë!

Sikur nata sikur dita për këta matrapazë
Pandemia po vazhdon për ta edhe cazë

Pak drejtësi për vete dhe për timin komb
Po nuk respektove tëndin je veç një snob!

Bletët në koshere të huaja përditë shkojnë
Mendojnë si mjaltin për vete ta grumbullojnë!

Tokën që e punuam në kohë të vështira
Përse e lamë krejt djerrë në kohë të lira?

Dijen e shkencën përse aq pak i duam?
Librat nga bibliotekat a thua ku i çuam?

Sallave të fitnesit të gjithë janë harlisur
Pa mend a thua ç’duhen muskujt e stisur?

Të hesht nuk dua drejtësi vargjeve kërkoj
Të lulëzuar atdheun tim thjesht e dëshiroj!