75 Mall Live Search
11:05 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Pogba, befason të gjithë me vendimin e fundit

Paul Pogba pritet të marrë vendimin që më së paku pritej nga ai. Mesfushori francez që ishte pranë ndarjes me Manchester Unitedin, tani duket se ka ndryshuar mendje.

Pogba është afër nënshkrimit të një kontrate të re me Manchester Unitedin. Pavarësisht se nuk ka luajtur asnjë ndeshje në këtë vit, francezi ka një arsye për të cilën është bindur në qëndrim.

Përfaqësuesi i tij, Mino Raiola, ka biseduar me lojtarin dhe janë pajtuar në parim për një kontratë të re te Man. United-in. Ardhja e Bruno Fernandezit ka ndikuar që Pogba të ndryshojë mendje.

Pogba pritet të ketë rritje page me kontratën e re, e cila aktualisht i përfundon në fund të vitit të ardhshëm. /Indeksonline/