Pogba ‘bën ligjin’ në San Siro, i mjaftuan dy minuta t’i shënonte gol Milanit

Manchester United ka kaluar në epërsi kundër Milanit në kuadër të 1/8-tës së finales në Ligën e Evropës.
Paul Pogba u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe pas vetëm dy minutash realizoi gol për 0-1.
Me këtë rezultat Manchester United siguron pjesëmarrje në çerekfinale.
Ndeshja e parë në Angli kishte përfunduar baras 1-1.
/Indeksonline/