Pogba dhe Lukaku janë përleshur mes vete
Mediumi anglez The Sun, ka raportuar të hënën mbrëma se francezi Paul Pogba dhe Romelu Lukaku janë përleshur mes vete pas ndeshjes kundër Southamptonit të cilën Man Utd e fitoi 3-2.
Kjo ka ardhur si rezultat i frustrimit të Romelu Lukakut, pasi Pogba nuk e lejoi të gjuante penalltinë për të kompletuar het trikun, e vet francezi dështoi të shënonte.
Manchester United është duke luftuar për tu kualifikuar në Champions League. Tani është në vendin e 4-të në Premier League me 58 pikë. /Indeksonline/
