75 Mall Live Search
09:08 / E Martë, 30 Gusht 2022 / B O

Pogba dhe Mbappe, skandali që dëmton Francën para Kupës së Botës

Akuzat skandaloze të vëllait të Paul Pogba ndaj lojtarit të Juventusit kërcënojnë të prishin paqen dhe harmoninë e Kombëtares së Francës përpara Botërorit 2022 në Katar.

Mathias Pogba akuzon vëllanë e tij të vogël, të cilin ai e quan “tradhtar”, se ka bërë magji për tu lënduar Mbappe.

Gazeta ‘L’Equipe’ e përshkruan polemikën mes vëllezërve Pogba si “një rast sa të ndyrë aq edhe potencialisht shpërthyes për Francën para Botërorit.

Gazeta franceze krahason ndikimin që mund të ketë rasti i vëllezërve Pogba në Kombëtaren franceze me aferën e diskutueshme të seksit të Karim Benzema dhe Mathieu Valbuena në 2015.

Në Francë ka shqetësim se si ky rast mund të ndikojë në performancën e Paul Pogba, madje edhe Kylian Mbappe, pasi është prekur nga fjalët e Mathias që Paul i ka mohuar.

Në nëntor 2021 , Benzema u shpall fajtor për bashkëpunim në përpjekjen për të shantazhuar ish-bashkëlojtarin e tij Mathieu Valbuena me një video seksi .

Lojtari i Real Madrid u dënua me një vit burg me kusht, të cilin do ta vuante në rast përsëritjeje dhe një gjobë prej 75 mijë eurosh./Indeksonline/