Pogba do ta bind Solskjaerin të largohet
Paul Pogba nuk dëshiron të qëndroj më te Manchester United.
Francezi do të përpiqet ta bind Ole Gunnar Solskjaerin se ai duhet të shitet këtë verë në mes të interesimeve për blerjen e tij nga Real Madridi dhe Juventusi
Tuttosport ka njoftuar se Pogba do të argumentojë se besnikëria e tij ndaj klubit sezonin e kaluar duhet të shpërblehet me një transferim te ndonjë klub tjetër.
Poga ishte transferuar te Manchester United në verën e vitit 2016 dhe ka fituar gjithsej 8 trofe me skuadrën angleze duke shënuar 31 gola në 135 paraqitje. /IndeksOnline/