75 Mall Live Search
21:08 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Pogba e injoron Mourinhon me këtë deklaratë

Mesfushori francez është i lumtur me ndërrimin që është bërë në stolin e Manchester United.
Raporti i tensionuar mes Paul Pogbas dhe Jose Mourinhos ka qenë një prej arsyeve pse ky i fundit është larguar nga Manchester United.

Francezi tani po e shijon periudhën me trajnerin e ri Ole Gunnar Solskajer dhe këtë e ka dëshmuar edhe në ndeshjet e fundit ku ka bërë disa paraqitje shumë të mira me fanellën e “Djajve të Kuq”.

“Tash kemi një tjetër stil loje, e kemi më shumë në zotërim topin, jemi më të orientuar drejt sulmit si dhe kemi një element të shtuar që ndikon pozitivisht tek ne”, tha Pogba.

“Me pak fjalë, kemi taktika të caktuara mirë. Diçka që ka shumë rëndësi në këtë sport, për mua personalisht dhe për të gjithë skuadrën. Me Solskjaer në stol gjithçka është më e lehtë”.

Që nga ardhja e norvegjezit, United ka një ecuri fantastike në Premier Ligë, ku ka regjistruar gjashtë fitore radhazi, e fundit javën e shkuar në Wembley përballë Tottenhamit.