75 Mall Live Search
19:07 / E Hënë, 19 Shtator 2022 / Gj. Sh

Pogba flet për tentim grabitjen ndaj tij: Dy persona më drejtuan armët, tregon sa para kërkuan grabitësit

Ylli i Juventusit, Paul Pogba, para disa muajve raportohet se ishte cak i grabitjes nga disa personave të maskuar.

Detajet rreth këtij sulmi kanë nisur të publikohen ditëve të fundit, ku Policia ka arrestuar edhe vëllain e tij Mathias, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në grabitje, transmeton IndeksOnline.

Le Monde ka zbuluar një deklaratë të Paul Pogbas, që e kishte bërë në muajin gusht.

Futbollisti i Juventusit kishte treguar se ça kishte ndodhur në  natën e 19 marsit, teksa po stërvitej me kombëtaren franceze në Clairefontaine.

Pogba ka thënë se dy persona të maskuar i kishin drejtuar armën dhe i kanë kërkuar të paguajë 13 milionë euro.

Ngjarja kishte ndodhur pas një dite pushimi, ku lojtari po përgatitej të kthehej rreth mesnatës kur miqtë e çuan në një apartament në Chanteloup-en-Brie. Ai ka qëndruar aty deri në orën 04:00, me celularin e fikur dhe të konfiskuar.

“Isha i frikësuar”, kujton ai. “Të dy djemtë më drejtuan armët. Papritur, duke u veçuar kështu nën kërcënim, u thashë se do të paguaja.

“Ata bërtisnin: ‘Hesht, shiko poshtë’”, u tha Pogba hetuesve të çështjes. Në atë moment u kërkua një pagesë prej 13 milionë eurosh, tre prej tyre në para të gatshme, si pagesë mbrojtëse.

“Një nga dy personat me kapuç i foli Roushdane në vesh. Kur kapuçët u larguan, Roushdane më tha se duhet t’i paguaja, përndryshe të gjithë ishim në rrezik”, ka deklaruar Pogba./IndeksOnline/