12:24 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pogba frikëson tifozët e Manchester United me largim


Juventusi dhe Real Madridi mund të aktivizojnë edhe më shumë agjentët e tyre për të siguruar shërbimet e Paul Pogbas.

Kjo pasi që mesfushori francez ka konfirmuar se do të largohet këtë verë nga Manchester United.

Në një intervistë për Reuters, Pogba ka thënë se është koha që të provoj një sfidë të re.

26 vjeçari mund të bashkohet me Eden Hazard të Real Madridi, pasi që trajneri Zinedine Zidane e do me çdo kusht në Santiago Bernabeu. /Indeksonline/