Pogba i gatshëm të zvogëloj rrogën vetëm për të qëndruar te Juventusi

Paul Pogba nuk e ka të sigurt të ardhmen te Juventusi.
Mesfushori francez, i cili javë më parë ka marr një lajm të mirë, duke iu zbritur dënimi për doping nga 4 vite në 18 muaj, nuk dëshiron të largohet nga skuadra italiane, shkruan IndeksOnline.
Drejtori sportiv i Juventusit, ka bërë të ditur se klubi është në bisedime me Pogban për largimin e tij gjatë janarit, por ky i fundit nuk dëshiron të largohet.
Madje ai ka thënë se është i gatshëm të zvogëloj edhe pagën, vetëm që të qëndroj te Juventusi.
“Jam i gatshëm të shkurtoj rrogën për të qëndruar në Juventus. Unë jam duke menduar vetëm për stërvitje dhe për të luajtur për Juventusin. Nuk jam unë ai që duhet të flas, fusha do të flasë dhe Thiago Motta do të gjykojë me sytë e tij.”, ka deklaruar Pogba në një deklaratë për ”Gazzetta-s”./IndeksOnline/