21:14 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pogba jep edhe një shenjë tjetër që e dëshiron largimin nga Manchester United

Marrëdhënia e Pogbas me Djajtë e Kuq nuk ka qenë më e mira në muajt e fundit. Francezi ka deklaruar publikisht se dëshiron të largohet nga klubi.

Ndërsa Real Madrid e dëshiron atë, vëllai i Pogbas, Matthias dha një intervistë për El Chiringuito dje në të cilën ai tha se Jose Mourinho nuk është fitues dhe gjithashtu tha se vëllai i tij dëshiron të largohet nga United, duke pretenduar gjithashtu se Real Madrid do të jetë vendi i përsosur për të, transmeton Indeksonline.

Ndërsa Paul Pogba, mori një pamje nga ajo intervistë dhe e vendosi atë në Instagram. Duke marrë parasysh ato që tha Mathias ky veprim nuk do të pritet mirë nga Ole Solskjaer, kjo mund të jetë dëshmi që akoma Pogba dëshiron të largohet./Indeksonline/.