08:09 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pogba me fjalë të mëdha për United

Ndeshja e së dielës kundër Evertonit do të jetë ndeshja e 4000 për United.

Pogba ka thënë që Manchester United është klubi më i mirë në histori, andaj ai i ka këshilluar futbollistët e rinj që të japin gjithçka.

Pogba ishte bashkuar me United në moshën 16 vjeçare kështu që ai ka pasur disa fjalë për futbollistët e rinj ‘Unë u kam thënë shumë prej lojtarëve të rinj që kanë qenë me ekipin e parë:” Djema, ju nuk e dini sa keni fat’.

‘Merrni këtë fat dhe shfrytëzoni këtë mundësi sepse është e rëndësishme derisa lojtarët e tjerë të kthehen. Asnjëherë nuk e dini, mund të ketë një lojtar të dëmtuar dhe një lojtar i ri të hyjë brenda dhe të luajë një lojë të shkëlqyeshme dhe ata mund të qëndrojnë me ekipin e parë deri në fund të karrierës së tyre’, tha Pogba.

/Indeksonline/.