Pogba me trup ne Manchester e me mend e zemër te Reali
E ardhmja e Paul Pogbas mund të jetë larg Manchester United.
Futbollisti më i shtrenjtë i Premierligës ka dhënë një deklaratë ku nuk e ka përjashtuar mundësinë e transferimit te gjiganti spanjoll, Manchester United.
Ai ka thënë se është mirë në Angli por gjithmonë ka ëndërruar të luaj për Realin, shkruan Indeksonline.
“Unë jam i lumtur në Manchester United për momentin, por gjithmonë kam thënë që Real Madridi është një klub ëndrrash”, ka thënë francezi.
Pogba ka gjetur formën e mirë që nga largimi i Mourinhos, mirëpo një revulucion që planifikohet te Reali mund ta përfshihet edhe ai. /IndeksOnline/