Pogba në Juventus, agjenti i tij u pa në Torino!

Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola është parë në Torino ku po dyshohet për një rikthim të mundshëm të mesfushorit të Man United në Juventus.
Disa raporte në Itali sugjerojnë që Juventus do të bëjë një lëvizje për të ri-nënshkruar me ish-mesfushorin e tyre në afatin kalimtar të janarit, shkruan IndeksOnline
Gazeta “Corriere della Sera” pretendon se Mino Raiola është parë në Torino, duke rritur shpresat e tifozëve të Juventusit për të parë francezin përsëri në ‘Allienz’.
Negociatat nuk do të jenë të lehta pasi Juventusi duhet të shesë disa nga lojtarët e tyre së pari.