75 Mall Live Search
15:43 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

Pogba nuk udhëton me ekipin në Dubai, Manchester United tregon arsyen!

Manchester United ka udhëtuar në Dubai për të zhvilluar disa ditë stërvitje në motë të nxehtë.

Pjesë e këtij udhëtimi nuk ishte mesfushori francez, Paul Pogba, transmeton Indeksonline.

Klubi përmes një komunikate ka treguar që mesfushori nuk ka udhëtuar me skuadrën për shkak se ende po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi. Tutje ata kanë treguar që ai së shpejti do t’i bashkëngjitet skuadrës.

Pogba nuk u paraqit as në ndeshjen kundër Reading në kudër të ‘FA Cup’, për shkak të lëndimit që e mori kundër Neëcastle.

Francezi do të rikthehet në ndeshjen kundër Tottenham, që zhvillohet të dielën e ardhshme.

Ekipi i Manchester United ka arritur të fitoj pesë ndeshjet e fundit me trajnerin e ri’ Ole Gunnar Solskjaer por të dielën e ka testin e parë të vërtet./Indeksonline/