Pogba pasi iu ndalua futbolli për katër vite: Sprovat që të dërgon Allahu janë të pashmangshme

Mesfushori francez, Paul Pogba ka zgjedhur ditëlindjen e tij për tu deklaruar edhe njëherë tjetër rreth vendimit të Gjykatës Kombëtare të Antidogipingut për pezullimin e tij.
31-vjeçari duket se është penduar për atë se çfarë ka ndodhur, teksa ka shtuar se ka mësuar dhe është rritur shumë nga ndodhitë e fundit.
“Kurrë nuk kam mësuar dhe nuk jam rritur kaq shumë sa këtë vit. Sprovat që dërgon Allahu janë të pashmangshme dhe është e lehtë të shikosh vetëm të këqijat, por çfarëdo që të ndodhë, falënderimi i qoftë Zotit. Falënderimi qoftë i Zotit për të mirat, të këqijat, kohët e vështira dhe kohët e lehtësisë”, ka shkruar Pogba në profilin e tij në Instagram.