75 Mall Live Search
09:40 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / L A

Pogba po mendon për karrierë jashtë futbollit, bëhet pronar i një skuadre në Arabinë Saudite

Mesfushori francez, Paul Pogba, ka ndërmarrë një vendim të madh për karrierën e tij.

Pogba, ndonëse ende po luan në futboll ai po mendon për karrierën jashtë saj, ku tashmë është bërë pronar i një skuadre në Arabinë Saudite.

Bëhet fjalë për Al-Habob, skuadra e parë profesionale për garat me deve, me njoftimin që e bëri publik vetë francezi, në një postim të tijin në Instagram.

Pogba, së fundi ka bërë rikthimin e tij në futboll pas ndalesës së tij me doping, ku tash luan për Monakon dhe bëri 3 paraqitje në “Ligue 1”./IndeksOnline/