09:24 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pogba poston në Instagram diçka që e lidh me kalimin te Juventusi

E ardhmja e Paul Pobgas vazhdon të jetë me plot dyshime. Ylli francez ka postuar në Insta-Story një fotografi që e lidh atë me kalimin te Juventus.

Në një event në Japoni, mesfushori francez ka publikuar një selfie ku protagonist është një tifoz me fanelën e Juventusit.

Flitet se pas rikthimit nga Japonia, Pogba do të futet në bisedime me ish-skuadrën e tij, Juventusin dhe se kalimi i tij te kampioni i Italisë do të jetë i pashmangshëm./Indeksonline/