Pogba pran rikthimit në futboll, mund ta shohim në këtë skuadër

Mesfushori francez, Paul Pogba është afër rikthimit në futboll.
Pogba, ka qenë i dënuar që nga viti i kaluar shkaku që doli pozitiv me doping.
Ai pritet të rikthehet në mars, pasi që dënimi iu reduktua nga 4 vjet në vetëm 18 muaj, ku njëkohësisht ka ndërprerë edhe kontratën me Juventusin.
Dhe siç raporton “Daily Mail”, Pogba është i interesuar t’i bashkohet gjigantit francez, Marseille, lëvizje kjo që do e ribashkonte me ish-bashkëlojtarët e tij, Mason Greenwood dhe Adrien Rabiot.
Paul Pogba ‘is interested in joining European giants’ as he eyes reunion with former Man United team-mate… with his reduced doping ban set to end in early 2025 https://t.co/nZzalLtgbR
— Mail Sport (@MailSport) December 11, 2024
Marseille është e prirur për të arritur një marrëveshje, pasi Pogba është lojtari i preferuar i pronarit të klubit Frank McCourt.
McCourt, ka qenë një fans i Pogba-s që kur ai luajti në garën e Francës në finalen e Euros 2016 dhe më në fund mund ta sjellë 31-vjeçarin në Marseille në muajt e ardhshëm./IndeksOnline/