18:50 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / Blerim

Pogba reagon pas zërave se Ibrahimovic e fyu në baza racore Lukakun

Mbrëmë u zhvillua takimi ndërmjet Interit dhe Milanit, duel ky që përfundoi me rezultati final në 2:1, dhe i takoi kualifikimeve për çerekfinale të Kupës së Italisë.

Në këtë takim u përplasen mes veti Ibra dhe Lukaka gjatë kohës kur po ekzekutohej një gjuajtje e lirë, shkruan IndeksOnline

Ibrahimovic dhe Lukaku u përplasen në zonën e Milanit derisa kjo vazhdoi edhe pas përfundimit të pjesës së parë.

Madje, është publikuar edhe biseda mes tyre, ku thuhet se Ibra e fyu në baza racore, belgun.

Por, një gjë të tillë nuk e pranon Pogba, pasi thotë se Ibra e do shumë atë.

“Zlatan racist…? Ai më do shumë, prandaj është personi i fundit që do të mendoja se ai është racist!, Eja, mos bëj shaka me atë”, shkruan Pogba ne ‘Twitter’.