Pogba refuzon 100 milionë euro në sezon

Paul Pogba refuzon 100 milionë euro në sezon. Ishte kjo oferta e çmendur që skuadra e Al-Ittihad i bëri mesfushorit francez.
Edhe pse viti i fundit nuk ishte më i miri për 30-vjeçarin pasi lojtari ishte i lënduar në pjesën më të madhe të sezonit, klubi sheik mendoi se mund ta bind atë me një ofertë stratosferike.
Megjithatë, paratë jo gjithmonë mund të bëjnë ligjin në futboll. Ndonëse mesfushori i Juventusit ishte në Arabinë Saudite fundjavën e kaluar ku ndër të tjera vizitoi dhe ambientet sportive të klubit, në fund nuk e kanë bindur lojtarin.
Sheikët i ofruan një kontratë trevjeçare me një ofertë të përgjithshme prej 100 milionë në tavolinë.
Vetë Pogba, i ngacmuar dhe nga një tifoz juventin tha se sot nuk do të largohet po në një të ardhme mund t’i bashkohet ish-bashkëlojtarëve të tij në kombëtare, Karim Benzema dhe N’Golo Kante.