Pogba sulmohet edhe një herë nga vëllai i tij: Është i rrethuar nga kriminelë, familjarët tanë janë vrarë për shkak të tij!

Mathias Pogba ka dalur edhe me një deklaratë tjetër ku jep akuza të rënda ndaj vëllaut të tij, yllit të futbollit Paul Pogba.
Ai e akuzon futbollistin e Juventusit se shoqërohet nga kriminelë të rrezikshëm.
“Shumë do të tronditen dhe do ta kenë të vështirë ta besojnë, por është e vërteta. Kjo është arsyeja pse familja jonë dhe të dashurit tanë janë në rrezik sot. Vëllai im ka pasur gjithmonë afër vetes kriminelë dhe delikuentë. Ai gjithmonë i përdori ata për të mbrojtur veten në rrugë dhe për të bërë biznes me ta. Për ta, ai e braktisi edhe nënën e tij. Disa nga të afërmit tanë tashmë ishin sulmuar dhe pushkatuar për shkak të tij. Arsyeja e vetme që ne nuk lamëruam rastet tek autoritetet e drejtësisë ishte frika e hakmarrjes” ka thënë vëllau i Pogbas./Indeksonline/