75 Mall Live Search
19:30 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pogba te Barcelona, flet Pique

Gerard Pique ka konfirmuar dëshirën që Pobga t’i bashkohet Barcelonës, transmeton Indeksonline.

“Barcelona do të ishte e lumtur që të ketë Paul Pogban në skuadër”, ka thënë ai.

“Unë di shumë pak se çfarë po ndodh në Manchester, marrëdhëniet që ekzistojnë [mes Pogba dhe Mourinhos]”, ka thënë fillimisht Pique.

Pogba është një lojtar shumë i mirë, por është një lojtar i Manchester Unitedit tani dhe do të shohim në të ardhmen nëse ndodh ndonjë gjë”, përfundoi ai.

Edhe pse trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka refuzuar të diskutojë mundësinë e nënshkrimit të 25-vjeçarit, ish-mbrojtësi i Unitedit, Pique ia ka hapur derën./Indeksonline/.