75 Mall Live Search
23:05 / E Shtunë, 11 Prill 2020 / indeksADMonline

Pogba thotë se është i uritur për të luajtur përsëri

Futbollisti i Manchester United, Paul Pogba ka treguar që po e pret me padurim rikthimin e tij.

Futbollisti i cili ka mbetur jashtë fushe që një kohë të gjatë shkaku i lëndimeve, ka treguar që po i mungon futbolli, transmeton IndeksOnline.

Pogba përveq tjerash ka thënë që është i uritur që të luaj përsëri dhe duke folur për mungesën e tij futbollisti tha “”Më bën më të uritur të kthehem dhe kjo thjesht më tregon se sa e dua futbollin”.

Liga angleze është pezulluar shkaku i përhapjes së pandemisë covid-19 dhe ende nuk dihet data e rifillimit të ndeshjeve./IndeksOnline/.