75 Mall Live Search
09:19 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Pogba: Viti i dytë pa asnjë trofe, shumë keq për një klub si Man Utd

Humbja e Manchester United 4-0 nga Evertoni ishte shokuese. Këtë nuk e ka pritur aspak mirë edhe mesfushori Paul Pogba.

Në një intervistë për Sky Sports, francezi ka thënë që ajo paraqitje ishte disrespekt për të gjithë tifozët dhe se duhet të këndellen kundër Manchester Cityt.

“Mënyra se si u paraqitëm në atë ndeshje duke përfshirë gjithë lojtarët, edhe mua, është disrespekt. Ne jemi Manchester United dhe luajmë për të fituar trofe. Është viti i dytë që nuk fitojmë asgjë dhe kjo nuk është aspak e mirë për këtë klub” deklaroi Pogba.

Manchester United të mërkurën e ka një test tjetër të vështirë kundër Manchester Cityt në Old Trafford. ‘Djajtë e kuq’ janë në vendin e 6-të në Premier Ligë me 64 pikë. /Indeksonline/