75 Mall Live Search
17:01 / E Shtunë, 06 Nëntor 2021 / OSH

Pogradec, arrestohet drejtori i shkollës/ Dyshohet se ngacmonte seksualisht 2 nxënëset e mitura!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec, ku drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Stropckë është arrestuar pasi dyshohet se ngacmonte seksualisht dy nxënëset e mitura. Burime konfirmojnë se i arrestuari është shtetasi Adriatik Haxhillari, ndërsa ngacmimi ndaj dy nxënësve, 14 vjeçe, dyshohet se ka zgjatur prej gati 1 muaji.

Ka qenë policia e Pogradecit ajo që në bazë të informacioneve ka mundur të zbërthejë në prani të psikologeve dy vajzat e mitura të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit. Po ashtu, ai u ka dërguar mesazhe ngacmuese në orët e natës.

Vajzat e mitura nuk kanë treguar në familje në lidhje me ngacmimet dhe as kanë denoncuar, ndërsa bëhet me dije se mesazhet e para janë parë nga vëllai i njërës prej vajzave e cila i kishte prindërit në Greqi dhe shqetësohej me thirrje në telefon në orën 11 të natës.  Më pas i vëllai i ka shkuar te takojë drejtorin dhe e ka goditur, ndërsa të nesërmen drejtori e ka thirrur për t’i kërkuar ndjesë.

Mësohet se drejtori është pezulluar nga puna, ndërsa pritet të dalë para gjykatës ditët në vijim për të marrë masën e sigurisë për veprën penale “ngacmimi seksual”.