11:21 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Pogradec, hidhet në erë varka e peshkimit

Një varkë peshkimi ka shpërthyer mëngjesin e të mërkurës në liqenin e Pogradecit.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07.00, dhe varka ka qënë në anë të rrugës në Volorekë, ku i është vendosur lëndë shpërthyese. Varka është në pronësi të R. K., dhe si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje pritet që ekspertët të kryejnë veprimet procedurale për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.