75 Mall Live Search
07:12 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

Pokémon GO shënoi vitin më të suksesshëm

Loja e njohur  Pokémon GO sapo ka shenuar vitin e saj më të suksesshëm sa i përket shpenzimeve të përdoruesve.

Sipas vlerësimeve të Sensor Tower’s Store Intelligence, aplikacioni gjeneroi rreth 894 milion dollarë në shpenzime bruto të lojtarëve në vitin 2019, shkruan Indeksonline.

Para kësaj, periudha më e mirë për “GO” ishte viti 2016, ku pati 832 milion dollarë.

Shtetet e Bashkuara janë vendet ku GO kapi pjesën më të madhe të të ardhurave të saj gjatë vitit 2019, ndërsa pas saj është Japonia. E në vendin e tretë është Gjermania.

Përdoruesit e Google Play shpenzuan më shumë në lojë (rreth 482 milion dollarë) ndërsa në App Store rreth 412 milion dollarë.

Kishte edhe më shumë shkarkime në pajisjet Android (38 milion instalime) në krahasim me App Store 17 milion shkarkime./Indeksonline/