20:23 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

‘Poker golash’ nga Aguero, City e shpartallon Leicesterin

Manchester City po vazhdon serinë fantastike duke shënuar një tjetër fitore në Premier Ligë.

Skuadra e Pep Guardiolas ka mposhtur me rezultat të thellë prej 4-1 Leicesterin.

Me të filluar takimi, pas 3 minutave, Sterling kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Ndërkohë Leicester barazoi rezultatin me anë të Jamie Vardy në minutën e 24-të.

Për fitoren e ‘Citizens’ u përkujdes argjentinasi Aguero, i cili shënoi plot 4 gola radhazi për rezultatin 5-1. /IndeksOnline/