Pol Llonch: De Ligt më tha se shpreson që do të nënshkruaj me Barcelonen
Pol Llonch është një mesfushor katalunas i cili momentalisht luan në Willem II të Holandës.
Me një kontratë deri në vitin 2021, lojtari është i lumtur në Qillem, por rrëfen se dëshira e tij është të luajë një ditë në La Liga ose në Premier Ligë.
Llonch në një intervistë të gjatë për SPORT.es pranoi për të folur për emrat e Eredivise që lidhen me Barcelonën si De Ligt dhe i transferuari De Jong.
De Ligt?
“Unë nuk e di nëse tashmë ai ka nënshkruar me Barcen apo (qesh). Nuk mendoj që po. Por nëse përfundon në Barcelonë, ai është edhe më i ri se De Jong, ai është vetëm 19 vjec dhe ai shumë i vështirë për ta kaluar. Gjithmonë poziciohet mirë dhe ka një karakter të vecantë, me vetëm 19 vjec është kapiten i Ajax-it. Ai ka nevojë të përmirësohet pak në dalje të topit për të luajtur mirë të Barca, por mendoj se edhe atë do ta mësonte shpejt”
Para ose pas ndeshjes këtë fundjavë me Ajax – a keni biseduar me njërin prej tyre?
“Unë e pyeta direkt De Ligt nëse ai do të përfundoj në Barcelonë dhe ai më tha ‘se shpreson që po’ por ai ende nuk dinte asgjë. Ai më tha: ‘Shpresoj që po’. Ndërsa me De Jong nuk kam folur”. /IndeksOnline/