75 Mall Live Search
13:49 / E Martë, 19 Mars 2024 / S Z

Politikani gjerman e bën Vuçiqin për “pesë pare”: S’ka BE pa Kosovën, me ty në krye Serbia të mos ia mësyjë

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman Michael Roth, ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka keqkuptuar, pasi që perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Përendimor, përfshirë dhe Kosovën.

Ndërsa ka thënë se me Vuçiqin në krye, Serbia nuk ka shansa të hyjë në BE.

“Presidenti Vuçiq keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka „ose  Serbia ose Kosova “. Por Vuçiq ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE “, ka shkruar Roth.