Polakët fitojnë garën e vrapimit të organizuar nga KFOR

KFOR-i në Kosovë ka organizuar një garë vrapimi për 1.3 km, me ushtarët e aleatëve të NATO-s.
Në këtë garë morën pjesë rreth 170 ushtarë dhe ushtare nga vendet evropiane që janë me mision në Kosovë.

Secili ekip kishte nga 10 garues, në mesin e tyre edhe një femër.
Fitues të kësaj gare dolën forcat polake. /IndeksOnline/
