20:05 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

Polakët luten në kufijtë e shtetit

Mijëra polakë kanë marrë pjesë në një lutje kontroverse.

Katolikëve iu ishte kërkuar të shkonin në disa pika të caktuara të kufijve të shtetit për t’u lutur për shpëtim të Polonisë dhe të botës.

Liderët e kishës kanë thënë se ngjarja është religjioze, por ka pasur shqetësime se mos kjo është “miratim” i vendimit të shtetit që të mos lejojë migrantët myslimanë, shkruan BBC.

Kjo ditë shënon përvjetorin e fitores së krishterëve mbi otomanët në një betejë në Lepanto më 1571, përcjell albinfo.ch.

Njerëzit ishin mbledhur nga 300 kisha në gjithë kufijtë. Ata qëndronin në rresht në disa plazhe në detin Baltik, disa në fusha dhe në qytete.