“Pole position” për Vinales në Katar, dobët Lorenzo dhe Rossi
Është “pole position” i parë këtë vit në Botërorin e Moto GP për Vinales.
Piloti i Yamahas dominoi provat kualifikuese në Katar, duke regjistruar kohën më të shpejtë 1’53”546 para Ducatit të Dovizioso (+0”198) e Hondës së Marquezit (+ 0”199).

Në vijën e dytë do të nisen Miller, Quartararo dhe Crutchlow dhe në të tretën Petrucci, Morbidelli e Nakagami.
Kualifikuese për t’u harruar për Rossin dhe Lorenzon, që do të nisen respektivisht në vendet 14 dhe 15.
