18:03 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Polica arreston edhe personin e tretë të dyshuar të plagosjes në Pejë

Nga të shtënat me armë sot në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë është plagosur një person.

Policia e Kosovës pas një pune intensive operativo-hetimore ka arritur të arrestoj edhe personin e tretë të dyshuar të rastit të plagosjes.

Ndërsa, kanë njoftuar se janë duke punuar intensivisht për arrestimin e personit të katërt të përfshirë në këtë incident me armë.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit./Indeksonline/