22:29 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Polica e Kosovës lë shumë prapa për besueshmëri atë të Serbisë, Francës, Japonisë dhe Suedisë

Policia e Kosovës po gëzon besueshmërinë e qytetarëve, madje e ka besueshmërinë më të madhe se shumë vende të fuqishme botërore.

Sipas një studimi të publikuar nga kompania amerikane ‘Gallup’, Policia e Kosovës rradhitet para Francës, Japonisë madje edhe Suedisë, shkruan Indeksonline.

Kurse Shqipëria dhe Serbia rënditen shumë më poshtë se Kosova për nga besueshmëria. Në krahasim me Serbinë, Kosova është 27 vende më lartë ndërsa 38 vende më lartë se Shqipëria.

Kurse nga 100 pikë sa mund t’i merrnin shtetet gjithsej Kosova i mori 86 pikë, po ashtu në këtë raport u intervistuan 152 mijë persona në 142 shtete të botës./Indeksonline/.