Policia interviston dy persona në lidhje me djegien e flamurit të Greqisë për ndeshjen Gjilani – APOEL

Ndeshja mes Gjilanit dhe klubit, APOEL në Evropa Ligë përfundoi me rezultatin final në 0:2 në të mirë të grekëve.
Pas ndeshjes, e cila u zhvillua një javë më parë, kishte reagime të ashpëra të tifozëve “Ultras Skifterat”, ku përmes një video të postuar në “Facebook”, shiheshin disa persona nga sheshi “Zahir Pajaziti”, të cilët po ia vënin flakën flamurit të Greqisë, shkruan IndkesOnlin
Kështu, Policia e Kosovës e mori në dorë rastin, e në raportin 24 orësh ka publikuar edhe vendimin për dy të dyshuarit e kësaj ngjarje.
Sipas policisë, personat e përfshirë në këtë ngjarje janë liruar me procedurë të rregullt.
“NXITJE E PËRÇARJES DHE MOS DURIMIT
Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë 04.9.2020-NN. Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovar në lidhje me djegien e flamurit të Greqisë dhe në konsultim me prokurorin të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”.