21:48 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / AR

Policë e qytetarë në rrugë, pamje nga veriu ku dyshohet për shpërthim

Po raportohet për shpërthime tjera në veri të vendit, ndërkohë që nga Policia thonë se nuk ka nevojë për t’u shqetësuar.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë se shpërthimet në Veri të Kosovës nuk vinin nga mjetet shpërthyese.

Sipas tij, bëhet fjalë për mjete piroteknike, raporton Indeksonline.

Ndërkohë që në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet se forca të policisë e qytetarë janë grumbulluar.

Po ashtu në atë vend janë vendosur edhe shiritat e Policisë./Indeksonline/