75 Mall Live Search
19:32 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / H F

Policë me armë të gjata, rritet niveli i sigurisë në Aeroportin “Adem Jashari”

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka rritur masat e sigurisë për periudhën e fundvitit, një kohë kur fluksi i udhëtarëve dukshëm është më i lartë.

Policë të pajisur me armë të gjata janë vërejtur në lëvizje brenda dhe rreth terminalit, duke monitoruar situatën dhe duke siguruar rendin publik, shkruan IndeksOnline.

Kjo masë ka për qëllim të garantojë sigurinë e udhëtarëve dhe të punonjësve të aeroportit, si dhe të parandalojë çdo incident të mundshëm gjatë sezonit të ngarkuar të udhëtimeve.

/IndeksOnline/