20:53 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rrahje te ‘NewBorni’, shoqërohen pesë persona në Polici

(E përditësuar, 22:05 )

Policë civilë kanë arrestuar disa persona te ‘NewBorni’ në Prishtinë.

Burime te Indeksonline kanë bërë të ditur se rreth orës 19:00, policët kanë arrestuar disa persona tek ‘NewBorni’, përkatësisht te ‘Pallati i Rinisë’

Të dyshuarit ishin në një kafiter, transmeton Indeksonline.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi për Indeksonline ka thënë se janë shoqëruar pesë persona për shkak së janë përfshirë në rrahje.

“Ka qenë një rrahje, një polic në rroba civile ka intervenuar, pastaj kanë asistuar edhe policë në uniformë dhe i kanë shoqëruar disa të dyshuar në Stacionin Policor Qendra”, kanë thënë Krasniqi./Indeksonline/

Foto ilustrim