75 Mall Live Search
14:13 / E Martë, 31 Gusht 2021 / LB

Policët do të kompensohen për orët shtesë të punës

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur për masat e reja të Qeverisë për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.

Ai ka thënë se do të ketë masa ndëshkuese ndaj të gjithë qytetarëve që nuk respektojnë masat me përpikmëri.

Ministri ka folur edhe për zgjatjen e orarit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, nga ai 8-orësh në ndërrime 12-orëshe.

“Ne kemi kërkuar angazhim maksimal nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe natyrisht kjo do të kompensohet”, ka thënë Sveçla.