10:12 / E Martë, 15 Mars 2022 / AR

Policët e arrestuar dërgohen në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Zyrarët policorë që u arrestuan dje gjatë operacionit “Pika” sot janë dërguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Seanca dëgjimore është paraparë të fillojë në orën 10:00, raporton Indeksonline.

Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Indeksonline ka raportuar ekskluzivisht për këtë operacion.